Ndërron jetë në Zvicër ikona e muzikës shqiptare Vaçe Zela

Report TV 2015-08-21

Views 3

ZVICËR- Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Zemra e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela është ndalur sot rreth orës 02:00 në shtëpinë e saj në Basel të Zvicrës.

Këngëtarja, e cila kishte vite që jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Familjarë dhe Ministria e Kulturës konfirmuan për "Shqiptarja.com" se trupi i artistes pritet të mbërrijë nesër në Shqipëri. Kjo ka qenë dhe dëshira e fundit e këngëtares, e cila e kishte peng faktin që nuk ndodhej në Shqipëri vitet e fundit.

Artistë të njohur të artit, ata që kanë bashkëpunuar me Vaçe Zelën i përcollën përmes "A1 Report" mesazhet e ngushëllimit familjes por dhe shqiptarëve, të cilët sot humbën zërin e artë të muzikës shqiptare. Ata kanë kujtuar për "A1 Report" momentet e jetës së artistes së madhe, e cila me zërin e saj ngriti në piedestal muzikën e lehtë shqiptare.

Vëllai i këngëtares, Hysni Zela tregoi për "A1 Report" se do të përmbushej amaneti i Vaçes për t'u prehur në atdhe.

"Gjë më të rëndë nuk kemi përjetuar. Do të vijë këtu mo bir patjetër! Në atdhe mo shpirt. Këtu i kemi të gjithë eshtrat, të prindërve e të tjerë. Natyrisht... Është dhimbje e madhe shumë. Po ngushëllohemi me artistët, miqtë e Vaçes dhe të mitë,"- tha Hysni Zela, në një bisedë telefonike me gazetarin Andi Kapxhiu për tv "A1 Report".

Këngëtarja tjetër e madhe, Nexhmie Pagarusha, duke mos mundur të mbajë lotët tregoi se kishte humbur njeriun e shenjtë. Kompozitorët e njohur Agim Krajka, Robert Radoja thanë se është humbje e madhe "por njerëzit që bëjnë epoka kthehen në legjenda".

Ndërsa për shkrimtarin e madh Dritëro Agolli, Vaçja nuk vdes. "Ajo do të kthehet në flutur ndërsa këngët e saj do të këndohen në çdo fushë, mal, auditor apo në gëzime familjare".

Për "A1 Report" kanë folur edhe Myfarete Laze dhe Bashkim Alibali, të cilët e kanë cilësuar Vaçen si Minën shqiptare.

Edhe krerët më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulëzim Basha kanë përcjellë mesazhin e ngushëllimit. Ndërkohë Kuvendi mbajti një minutë heshtjeje.

"Talent dhe zë i jashtëzakonshëm. Vaçja e madhe është ende kulm i papërsëritshëm i muzikës tonë shqiptare. Ishte njeriu që i dha emrin e saj një epoke"- tha kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

HYSNI ZELA: AMANETI I VAÇES, TË PREHET NË SHQIPËRI. NESËR PRITET TRUPI
Vëllai i këngëtares së madhe Hysnii Zela, po ashtu këngëtar, është shfaqur shumë i pikëlluar në komunikim telefonik me "A1 Report".

Hysni Zela bëri të ditur se këngëtarja ka mbyllur sytë në orën 2.00 të mëngjesit të sotëm.

"Gjë më të rëndë nuk kemi përjetuar. Jashtëzakonisht e rëndë. Ah mor bir, ç'të të them më tepër. Ne ngushëllohemi vetë dhe i falenderojmë gjithë artistët dhe njerëzit. Edhe ju që flisni ju përgëzoj të gjithëve për këtë. Ju faleminderit shumë", ka thënë mes psherëtimave të dhimbjes artisti Zela, duke shtuar se nuk gjen dot fjalë të shprehet.

"Jam shumë i emocionuar", ...

Share This Video


Download

  
Report form