“Haradinaj nuk kushtëzon dialogun” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dialogu Kosovë-Serbi, nuk do të ndërpritet pavarësisht problematikave që lidhen me rastin Haradinaj. Kështu është shprehur Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, e cila theksoi se nëse Prishtina do të vendoste që të tërhiqej nga procesi negociator i Brukselit, ky veprim do të sillte pasoja mjaft negative për vendin. Ajo shtoi se qeveria kosovare do të vijojë të ushtrojë presion për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur deri më tani. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe dy partitë e tjera opozitare gjatë seancës së jashtëzakonshme të thirrur për rastin Haradinaj, propozuan përmes një rezolutë që të ndërpritej në mënyrë të menjëhershme dialogu me Serbinë, deri në shfuqizimin e të gjitha urdhër-arresteve të lëshuara nga Beogradi për ish-anëtarët e UÇK-së. Megjithatë, ky propozim nuk u mbështet nga partitë e mazhorancës, gjë që solli mosmiratimin e asnjë rezolute për liderin e AAK-së. Edhe Haradinaj, pas lirimit me kusht nga gjykata franceze e Kolmarit, deklaroi per mediat kosovare se Prishtina duhet te ndjeke parimin e reciprocitetit me Serbinë. Megjithatë, duket se presioni i madh i Brukselit i pamundëson liderëve kosovare te ndërmarrin veprime te tilla.

Share This Video


Download

  
Report form