Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Rinasit gjatë së enjtes për shkak të ndërprerjes së disa fluturimeve.
Mësohet se paralizimi i pistës ka ardhur për shkak se koncesionari i Rinasit nuk kishte marre furnizimin me kripe gjë që do pengonte bllokimin e saj nga dëbora dhe akulli.
Aeroporti ka mbetur për 12 orë në kaos, ndërkohë që qytetarët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë shpjegim për fatin e fluturimeve.
Disa prej tyre thanë se kompanitë ajrore dhe shoqëria koncesionare që menaxhon aeroportit fajësuan njëra tjetrën për situatën, duke shmangur përgjegjësitë e secilës palë.
Orët e gjatë të pritjes u shoqëruan edhe me përplasje mes udhëtarëve në pritje e punonjësve të aeroportit.