Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës kanë akuzuar kryebashkiakun Veliaj se bllokimi i sheshit Skëndërbej ka krijuar kaos në trafik.
Mateo Spaho tha se vështirësi kalimi kanë automjetet si autoambulancë dhe zjarrëfikëse.
Deklarata e demokratëve u bë pas inspektimeve të punimeve nga kryebashkiaku Veliaj.
Spaho: ?Sot Tirana, qendra e saj është në një emergjencë të madhe. Eshtë në një emergjencë të trafikut që po shkatërron nervat e qytetarëve të Tiranës, po shkatërron ekonominë e tyre, po i lë në mes të trafikut, po përkeqëson ndjeshëm cilësinë e ajrit në të gjithë zonën, dhe në anën tjetër është në një emergjencë shëndetësore pasi ambulancat, zjarrëfikësja dhe shumë mjete të tjera fizike, kanë një vështirësi të madhe për të kaluar dhe ngadalësojnë vazhdimisht hapin e tyre, duke përkeqësuar cilësinë e jetës së qytetarëve.
Në anën tjetër, Erjon Veliaj vendos qytetarin e Tiranës në fund të listës së shqetësimeve, duke menduar vetëm për asfalt elektoral dhe beton elektoral. Ndërkohë që sot Tirana, ka nevojë të theksuar për shumë e shumë investime të tjera të dobishme, sicc janë ujësjellës kanalizime, pasi qyteti përmbytet ccdo herë dhe në ccdo rast që bie shi dhe ka nevojë për një stacion multi-modal të ri që të largojë shumicën e autobusëve dhe mjeteve publike nga qendra e qytetit duke lehtësuar trafikun, ka nevojë për një tram për qytetin që do të zvogëlonte ndjeshëm trafikun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuzon-veliajn-bllokimi-i-sheshit-skenderbej-krijoi-trafik-e-kaos/