Shembin biznesin dy katësh tek Universiteti Bujqësor, reagojnë pronarët

Ora News Lajme 2017-02-27

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit me urdhër të ALUIZNI-t ka prishur një objekt 2 katësh, ndërtim të kundraligjshëm brenda ambienteve të Universitetit Bujqësor. Pronarët ankohen se ata kishin leje legalizimi dhe për këtë kanë hapur një proces gjyqësor. Sipas tyre prishja e objektit është shkelje e ligjit.
Një objekt biznesi 2 katësh me një sipërfaqe prej 204 metër katrorë është prishur nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit këtë të martë.
Në njoftimin e IKMT bëhet me dije se objekti është prishur pasi është përjashtuar nga procesi i legalizimit me vendimin nr. 14735 të datës 1/12.2016 nga ALUZINI.
Sipas IKMT-së, ky ishte një objekt i kundraligjshëm i ndërtuar në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Të kundërtën pretendojnë pronarët, të cilët sqarojnë për Ora News se objekti ishte i paisur me leje legalizimi, por kjo e fundit është anulluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-nis-prishjen-e-nje-objekti-3-katesh-tek-universiteti-bujqesor/

Share This Video


Download

  
Report form