http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 ndërtime pa leje mes tyre dhe një banesë u prishën këtë të mërkurë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit. Ndërtimet kishin zënë një pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Kamzës, ndërsa operacioni u mbështet dhe nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Sipas kreut te ALUIZNI-t ka pasur dhe probleme me gjykatat, te cilat kane hezituar te japin vendime ne favor të prishjes së këtyre objekteve pa leje. Nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku, tha se asnjë familje nuk do të lihet në rrugë, ndërsa për të gjithë të prekurit nga prishjet do të vihen në dispozicion banesat sociale. Operacioni per prishjen e ndërtimeve pa leje do te vijoje dhe brenda territorit te Universitetit Bujqësor te Kamzes, ndërsa pas disa ditësh do te behet e mundur lirimi i godinave te konvikteve.