Report TV - Kompensimi i pronave e ish-të përndjekurve, si do merren lekët

Report TV 2017-02-27

Views 0

Qeveria ka publikuar programin buxhetor afatmesëm të rishikuar 2017-2019. Në këtë buxhet janë hartuar politikat që do të ndjekë qeveria në të gjitha fushat. Në zë i veçantë në këtë buxhet u jepet ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë. Qeveria ka parashikuar rritjen e fondeve për kompensimin e ish-pronarëve, ndërkohë që për sa i përket ish-të përndjekurve politik do të punohet për shpeshtimin e dhënies së kësteve të dëmshpërblimit.

Për pronat dhe ish-të përndjekurit qeveria ka planifikuar të rritë fondet. Ndërkohë ndryshe do të ndodhë me pensionet. Përveç rritjes që do të bëjë në muajin mars, qeveria do të bëjë vetëm indeksimin deri në 2019-n. sipas dokumentit të buxhetit afatmesëm, pensionet do të indeksohen çdo vit me 2-3%. Ndërkohë rritja e pensioneve që do të bëhet në muajin mars është planifikuar më herët nga qeveria, ku do të përfitojnë më shumë se 600 mijë pensionistë. Po çfarë përmban buxheti afatmesëm 2017-2019 i Këshillit të Ministrave?

Share This Video


Download

  
Report form