Report TV - Heqja e mandatit, Elvis Rroshi ankimon në Kushtetuese

Report TV 2017-02-26

Views 0

TIRANE-Pas dy ish-deputetëve, edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.

Theodhori Sollaku, avokati i Rroshit ka depozituar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin e KQZ-së si dhe është shprehur kunder vendimit të shkarkimit nga Këshilli i Ministrave.

"Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare. Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese", u shpreh Sollaku.

Share This Video


Download

  
Report form