Gjatë takimit me qytetarët e Kavajës, kryetari demokrat, Lulzim Basha ka lëshuar akuza edhe në drejtim të ish-kryebashkiakut të këtij qyteti, Elvis Rroshi.
Në këtë moment ka ndodhur edhe një incident mes Bashës dhe një prej pjesëmarrësve në këtë takim.
Ky i fundit i ka treguar Bashës punën e bërë nga kryetari i Bashkisë së Kavajës. ?Shih rreth e rrotull çfarë punë ka bërë bashkia Kavajë?, iu drejtua ai, Bashës.
Siç duket edhe në video, menjëherë pas kësaj ndërhyrje në fjalën e Bashës, në drejtim të tij shkojnë menjëherë disa mbështetës të PD, të cilët e largojnë nga tubimi.
Por, kush është i larguari me dhunë nga minitubimi i Bashës?
Mësohet se ai është Besnik Gjoni, një ish pishtar i demokracisë, i dekoruar posaçërisht për kontributin e tij.
Besnik Gjoni ka qenë kaherë mbështetës i PD, shoqërues e militant i flaktë i Sali Berishës.
Duket se ai është i pakënaqur me mënyrën e drejtimit të PD nga Basha si dhe me politikën e përbaltjes së gjithçkaje.