Edmond Spaho ka deklaruar nga selia e PD, se sipas një raporti të detajuar nga opozita për zonat më të goditura nga moti i keq rezulton se gjysma e vendit është e izoluar dhe pa drita.
Spaho shprehet se situata në vend është e rëndë, pasi sipas tij ka zona të tëra të izoluara, rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie elektrike.