Deklarimi vjetor i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për bizneset e vogla, duhet të bëhet jo më vonë se data 10 shkurt, ndërsa për bizneset e mëdha, jo më vonë se 31 mars.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike faqen e re zyrtare, me kalendarët përkatës të shlyerjes së detyrimeve për të gjitha kategoritë e tatimpaguesve.
Këstet 3-mujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për tremujorin e parë; brenda datës 20 korrik, për tremujorin e dytë; brenda datës 20 tetor, për tremujorin e tretë; dhe brenda datës 20 dhjetor, për të katërtin.
Ndërkaq, afati i fundit për Deklaratën Individuale Vjetore e të Ardhurave, si dhe për pagesën e tatimit për individët, është 30 prilli.
Deklarata dhe Pagesa e kontributeve të punëtorit të shtëpisë nga Kryefamiljari, duhet të kryhet deri në datën 20 të muajit të parë, pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik: 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, dhe 20 Janar.