Qyteti i Fushë-Arrëzit është zbardhur nga dëbora e parë për këtë vit dhe për këtë dimër. Natyra nuk e bekoi këtë qytet që festat t?i zbardhte në dëborë, megjithatë janari ka nisur ndryshe. Në disa fotografi të realizuara nga Ndrek Tusha, bie në sy bukuria që qyteti i Fushë-Arrëzit e ofron gjithnjë në këtë periudhë të vitit. Ja disa nga pamjet e realizuara sot kur sapo nisën të binin flokët e para të dëborës...