Report TV - Rikthehen reshjet e dëborës, pamjet nga Dibra

Report TV 2019-01-31

Views 1

Rikthehet reshjet e dëborës në një pjesë të mirë të territorit. Korça, Kukësi, Dibra dhe zonat e thella të Shkodrës, Elbasanit, Librazhdit dhe Gjirokastrës, janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën pushtetin e dëborës. Sipas emergjencave civile në Elbasan të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe në ato që hasin vështirësi përdoren zinxhirë, përfshirë aksin te kthesa e Lunikut.

Dëbora ka përfshirë edhe pikën turistike të Gjinarit, në kilometrin e parë janë krijuar fillimisht probleme në qarkullim, por firma kontraktore ka vepruar menjëherë dhe e ka kthyer situatën në normalitet. Intensive kanë qenë reshjet e dëborës në Qarkun e Korçës. Vështirësi ka në qarkullim në fshatrat e komunës Dardhas, Lekas, zonën e Mokrës dhe Arrëz në Devoll.

Në zonat e thella të Qarkut të Dibrës, gjatë natës së mbremshme janë raportuar se ka rënë rreth 30 cm borë. Disa fshatra të thella në këtë Qark janë të bllokuara. Reshjet e dëborës vijojnë të bien edhe në këto momente. Po kështu dhe disa fshatra të njësisë administrative Lurë raportohen të jenë të bllokuara si Kalaja e Dodës, Selishta, Sllova, si dhe fshatrat e njësisë Zall-Dardhë.

Në Kukës reshjet e dëborës kanë prekur zonat mbi 900 m mbi nivelin e detit si në Shishtavec, tuneli i Kalimashit, Qafë Shllak, Valbonë, Lekbibaj dhe Cahan. Deri në këto momente reshjet e dëborës nuk kanë krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form