Rama bën bilancin e vitit 2016 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në konferencën për shtyp të fundvitit, kryeministri Edi Rama pranoi se gjatë 2016 janë bërë gabime, por nuk ka pasur dështime. Sukses kryesor ai konsideroi reformën në drejtësi, duke paralajmëruar se 2017 do të jetë viti i ndryshimit. Pak orë pasi kishte firmosur vendimin për shkarkimin e Elvis Rroshit si kryebashkiak i Kavajës, Rama tha se ai i qëndron vetëm zbatimit të ligjit dhe se nuk pranon leksione morali nga askush. 2017 është një vit i rëndësishëm për politikën shqiptare, në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare. I bindur në fitore, Rama ripërsërit vijimin e partneritetit strategjik me LSI. Por para 18 Qershorit 2017, duhet të zgjidhet Presidenti i Republikës. Rama refuzon rikonfirmimin e Bujar Nishanit si kryetar shteti. Largimin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, kryeministri i konsideron si lëvizje për të fituar një jetë më të mirë, në kohë më të shpejt. Por, thekson se nuk do të ketë rivendosje të regjimit të vizave. Sukses e ka konsideruar kreu i qeverisë zhvillimin ekonomik të vendit. Këtë në raport me situatën në të cilën e gjetën vendin në vitin 2013. Një ditë pas takimit me krerët e partive politike shqiptare të Maqedonisë, kryeministri Rama tha se momenti duhet shfrytëzuar sa më mirë nga shqiptarët e vendit fqinj. Per here te pare, kryeministri iu përgjigj ne te njëjtën kohe gjate konferencës, edhe pyetjeve te ndjekësve te tij ne facebook dhe twitter.

Share This Video


Download

  
Report form