Kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë dyshim se kush do t'i fitojë zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama iu drejtua përfaqësuesve të medias se edhe ata e dinë që kjo qeveri do të rikonfirmohet në pushtet pas 6 muajsh.
"As ju nuk dyshoni se kush do t'i fitojë zgjedhjet e ardhshme sikurse nuk dyshoj as unë", u shpreh Rama.