A fshihej Lavdërim Muhaxheri në Shqipëri? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shërbimet sekrete europiane japin alarmin se terroristi Lavdrim Muhaxheri ka rekrutuar 400 luftëtare, te cilët jane gati te kryejnë sulme ne Europe. Sipas informacioneve te siguruara prej tyre, e te publikuara ne media, Muhaxheri është tashme nje drejtues i larte i Shtetit Islamik dhe ndodhet ne Itali. Ai ka arritur te largohet nga qyteti sirian i Alepos se bashku me luftëtare te tjere, pas humbjes se rende te pësuar nga ISIS. Edhe shërbimet sekrete italiane kishin deklaruar se nje pjese e këtyre luftëtareve jane maskuar si refugjate, ne mënyre qe te depërtojnë ne Europe e per ta goditur ate. Po kështu ministri izraelit i Mbrojtjes kishte paralajmëruar per rrezikun nga sulmet terroriste. Muhaxheri, i njohur ndryshe edhe si Abu Abdullah al Kosova, edhe me pare ka rekrutuar xhihadiste te huaj. I larguar nga Kosova qe prej vitit 2012 drejt Sirisë, është shfaqur ne disa video makabre, duke i prere kokën nje njeriu e duke vrare nje peng me rakete. Ne mesazhe propaganduese ai u ka bere thirrje luftëtareve qe te bashkohen per te sulmuar perëndimin. Sipas prokurorisë se Kosovës, Besohet se Muhaxheri dhe një tjetër luftëtar, Ridvan Haqifi te jene truri i nje sulmi te dështuar terrorist gjate ndeshjes se futbollit Shqipëri-Izrael ne 12 nëntor, per te cilin u arrestuan 19 persona ne Kosove.

Share This Video


Download

  
Report form