Shqiptaret, brenda dhe jashtë kufijve sot janë bere bashke ne Vlore. Si kurrë me pare, qyteti i flamurit nuk ka pritur kaq shume njerëz nga te gjitha qytetet dhe trevat shqiptare.
Këngët, vallet e kostumet e te gjitha krahinave mbushen bulevardin "Ismail Qemali", i cili jehonte nga muzika qe pa u gdhire. Këtë 28 nëntor, Vlora është kthyer ne kryeqytetin e mbare shqiptareve. Festen e 28 nëntorit e hapi zyrtarisht bashkia e Vlorës. Ne oren 10:00 banda e qytetit mikpritës, me parakalimin përgjatë gjithë bulevardit njoftoi çeljen e festimeve te ditës se pavarësisë. Ishin me mijëra shqiptaret qe mbushen bulevardin "Ismail Qemali". Nen dekorin kuq e zi te qytetit por edhe ne veshjet e tyre, vendas dhe shume te ardhur, lëviznin vetëm ne nje sens, nga Skela drejt sheshit te "Flamurit", aty ku 100 vjet me pare u shpall Shqipëria e pavarur. Kushdo qe ka vizituar Vlorën, veçanërisht ne vere, asnjëherë nuk ka përjetuar emocionin e shqipes si sot, krenarinë per flamurin kuq e zi apo praninë e kaq shume shqiptareve, te gjithë ne një vend. Ne 100-vjetorin e krijimit te shtetit shqiptar Vlora eshte kthyer ne nje vend pelegrinazhi. Te shumte ishin shqiptaret e Kosovës dhe Maqedonisë qe vinin ne Vlore herët ne mëngjes. Pavarësisht bllokimit te te gjitha rrugëve dhe vështirësive qe u krijuan per te hyre ne mëngjesin e 28 nëntorit ne Vlore, te gjithë si kurrë me pare ishin tolerante dhe mirëkuptues. Madje i tille ishte edhe moti sot. Rastësi apo jo, vranësirat dhe rreziku per shira, u larguan gjate ceremonisë se ngritjes se flamurit. Gëzuar ditëlindjen Shqipëri !
Albanians inside and outside today are made ??together in Vlore. As never before, the city flag is not expected so many people from all the towns and Albanian territories.
Songs, dances and costumes all provinces filled the boulevard "Ismail Kamal", who sang the music without dawn. November 28, Vlora has become the capital of all Albanians. November 28 celebrations officially opened by the city of Vlora. 10:00 host city band, throughout boulevard announced the opening parade of the Independence Day celebrations. Were thousands of Albanians who filled the boulevard "Ismail Kamal". Under red and black decoration of the city but also in their wardrobe, domestic and more to come, move only in a sense, from scaffolds to square the "Flag", where 100 years ago was declared an independent Albania. Anyone who has visited Vlora, especially in the summer, has never experienced the thrill of the Eagles as today, the pride for the red and black flag or the presence of so many Albanians, all in one place. In the 100-year anniversary of the Albanian state Vlora has become a place of pilgrimage. Numerous were the Albanians of Kosovo and Macedonia came in Vlora early in the morning. Despite the blockade of all the roads and the difficulties that were created to enter into the morning of November 28 in Vlora, all as never before were tolerant and understanding. Indeed such was the weather today. Coincidence or ...