KQZ i heq mandatin kryebashkiakut Roshi dhe deputetëve Selami e Tahiri - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri nga kjo e enjte, nuk jane me deputete te parlamentit te Shqipërisë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndërprerjen e mandatit per dy deputetet qe preken nga ligji i dekriminalizimit; por nëse per rastin e deputetit te mazhorances Selami, vendimi ka qene unanim, per rastin e deputetit te opozitës Dashamir Tahiri 3 anëtaret e KQZ te propozuar ne këtë komision nga opozita kane votuar kundër. Edhe per kryetarin e Bashkisë se Kavajës Elvis Rroshin, KQZ me unanimitet vendosi ndërprerjen e mandatit. Pas vendimmarrjes se kryeministrit, kryebashkiaku i Kavajës ka te drejte te ankohet ne Gjykatën Kushtetuese e kur te gjitha procedurat te përfundojnë ne Kavaje, do te zhvillohen zgjedhjet per kryetarin e ri te bashkisë. Ndërsa per dy deputetet, KQZ duhet te mblidhet serish për t?i dhënë mandatin e deputetit kandidatit pasardhës ne listën e LSI dhe PDIU ne qarkun e Vlores; respektivisht Flamur Cenaj te LSI dhe Edmond Zejnos te PDIU. Keto jane efektet e para te ligjit te dekriminalizimit një vit pas miratimit te tij. Pak jave me pare, Prokuroria e Përgjithshme beri publike arsyet perse këta 3 te zgjedhur duhet te humbisnin mandatin; deputeti Dashamir Tahiri sepse nuk kishte deklaruar nje dënim ne Itali, per përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar, deputeti Shkelqim Selami nuk kishte deklaruar qe kishte një masë sigurimi ?arrest me burg?, nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ?trafikim të qenieve njerëzore?.Ndërkohe qe Elvis Roshi kishte fshehur një dënim për veprën penale të ?përdhunimit? në grup, në vitin 1995 në Itali, qe ishte ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge e qe në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Share This Video


Download

  
Report form