Stop - Elbasan, skandali i nje aksidenti dhe manipulimi i provave nga prokurori! (27 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2017-02-26

Views 2

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Luan Qatipi, nje qytetar nga Elbasani tregon ne ?Stop?, se ne 1 shtator 2016, ka bere nje aksident me makine. Pas veprimeve te para prokuroria nisi hetimet, por ne menyre te dyshimte, prokurori i ceshtjes Binas Nina mbylli ceshtjen. Dokumentat e siguruara nga ?Stop? nxjerrin ne pah nje sere parregullsish. Eksperti i pare, nxorri fajtor shoferin e automjetit tip Ford Fokus, por prokurori mori per baze konkluzionin e nje tjeter eksperti te pajtuar nga shoferi fajtor. Ne morine e parregullsive rezulton edhe se automjeti Ford Fokus, nuk kishte patur as siguracion dhe as kolaudim, ne kohen e aksidentit. Shkeljet i argumenton edhe eksperti i pavarur Fatmir Hasho.

Emisioni ?STOP? sjell një rast absurd sesi mund të manipulohen provat e një aksidenti. Luan Qatipi, një qytetar nga Elbasani tregon se në 1 shtator 2016, ka bërë një aksident me makinë. Pas veprimeve të para prokuroria nisi hetimet, por në mënyrë të dyshimtë, prokurori i çështjes Binas Nina mbylli çështjen. Dokumentat e siguruara nga ?STOP? nxjerrin në pah një sërë parregullësish. Eksperti i parë, nxorri fajtor shoferin e automjetit tip ?Ford Fokus?, por prokurori mori për bazë konkluzionin e një tjetër eksperti të pajtuar nga shoferi fajtor. Në morinë e parregullësive rezulton edhe se automjeti ?Ford Fokus?, nuk kishte patur as siguracion dhe as kolaudim, në kohën e aksidentit. Shkeljet i argumenton edhe eksperti i pavarur Fatmir Hasho.

?Unë vija nga drejtimi i rrugës kryesore ndërkohë mjeti tip ?Ford? me targa AA 898 GP më pret rrugën. Terreni ishte i lagësht dhe nuk u mundësua frenimi i mirë i makinës. Deri tani u bënë gati pesë muaj, që asgjë nuk është zbardhur nga ky aksident. Janë bërë disa shkelje, të cilat duken haptazi në dokument.?

Menjëherë pas aksidentit çështja mbërrin në prokurorinë e Elbasanit ku i caktohet prokurorit Binas Nina.

?Ekpertiza e parë që doli, fajin më të madh e kishte shoferi tjetër. Personi që unë bëra aksidentin është ankimuar për të bërë riekpertimin e dytë.?

Ekspertiza e dytë kë nxjerr fajtor?

Ekspertiza e dytë është munduar mua të më nxjerrë fajtor me padrejtësinë më të madhe, ku ka thënë jo shpejtësia, e ka quajtur kryqëzim atë vend, ndërkohë që aty nuk është i tillë është degëzim dhe e ka quajtur rrugë me dy përparësi. Rruga ku unë po lëvizja është rrugë kryesore, ndërsa tjetra është rrugë tretësore. Kështu e njeh edhe Bashkia, ku unë kam marrë skicën e plotë dhe sesi Bashkia e njeh këtë rrugë ku është bërë aksidenti.?

Eksperti ? Çfarë është kjo?
Gazetari ? Po çfarë është kjo pra? Na e shpjego se nuk e kuptojmë.
Eksperti ? Ka ngelur aty.
Gazetari ? Si?
Eksperti ? Ka ngelur te kompjuteri.
Gazetari ? Si ka ngelur? E ka kaluar?
Eksperti ? Edhe prej kësaj tani ai që është pa faj.
Gazetari ? Kush? Olsioni?
Eksperti ? Këtu nuk diskutohet Olsioni.
Gazetari ? Rruga që ecte automjeti ?Audi A4? ka qenë parësore.
Eksperti ? Si ës...

Share This Video


Download

  
Report form