Skandali me tenderin e Unazës, dëshmojnë në prokurori kreu i ARRSH-së Qendro dhe i OST-së Gradeci

Ora News Lajme 2019-01-16

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Për rreth dy orë, oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Tiranës kanë marrë në pyetje kreun e ARRSH-së Afrim Qendro dhe atë të OST-së Klodian Gradeci në lidhje me skandalin e firmës ?DH Albania?, e cila fitoi dy tendera me vlerë 30 milionë euro, 18 milionë për ndërtimin e lotit të parë te Unaza e Re dhe 12 mln euro të linjës së tensionit 220 kw Burrel-Peshkopi.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe ai i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci janë paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me skandalin e firmës ?DH Albania?.

Qendro ka qëndruar në prokurori për rreth dy orë dhe pas daljes deklaroi se ka ardhur si drejtor i ARRSH-së dhe se ky institucion nuk ka kryer asnjë shkelje.

Afrim Qendro: Erdha si titullar i Autoritetit Rrugor dhe dhashë shpjegimet e duhura për ngjarjen në fjalë. Është një hetim që po kryhet nga organet kompetente dhe po vazhdon punën e saj Prokuroria. Mendoj që ARRSH nuk ka asnjë shkelje.

Në prokurori dëshmoi edhe drejtori i OST-së, Klodian Gradeci, ndërsa një ditë më parë u pyetën pesë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-merr-ne-pyetje-kreun-e-arrsh-se-afrim-qendron

Share This Video


Download

  
Report form