Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 30 vjeçar në Pogradec humbi jetën mbrëmjen e shkuar pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët e zjarrit.
Viktima Ilirjan Elezi jetonte bashkë me nënën, gruan dhe vajzën e tij në fshatin Bishnicë.
Tashmë, në familjen Elezi kanë mbetur vetëm tri femra.
Bashkëshortja e viktimës Eriola Elezi sqaroi momentin e rënies së zjarrit dhe pamundësisë për ta shuar atë, pavarësisht se atje mbërritën edhe banorët e fshatit, por jo zjarrfikëset.
Ajo apelon për ndihmë pasi e vetmja strehë ku jetonte tashmë është thuajse e shembur, ndërsa vjehrra e saj ndodhet në spital pasi mori plagë të rënda në përpjekje për të shpëtuar të birin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/humbi-bashkeshortin-nga-zjarri-gruaja-tregon-se-si-iu-dogj-shtepia/