http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kryevepër klasike vjen si dhuratë nga TKOB, për të gjithë artdashësit, pa dallime në moshë, pasi ?Arrëthyesi? është përralla magjike që të gjithë e duan në atmosferën e festave të fundvitit. Mund ta quajmë padiskutim një premierë, pasi baleti që vjen si kartolina e këtij fundviti, ngjitet në skenë ndryshe në çdo detaj. Koreografia e punuar nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, sjell edhe një skenografi të re. Ajo çka nuk ndryshon nga ?Arrëthyesi? i të gjitha kohërave është muzika, interpretuar nga orkestra e TKOB, që drejtohet këtë fundvit nga dirigjenti Italian Ricardo Casero. Teatri i Operas dhe Baletit do ta presë publikun me magjinë e festave në datat 28 dhe 29 dhjetor.