Burg në spital grabitësit Aldi Lleshaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aldi Lleshaj, 20­vjeçari i cili 4 ditë më parë plagosi me armë zjarri punonjësin e policisë, Nikolin Gjergji, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.Ky ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda, ne masën e sigurisë qe u zhvillua në Spitalin e Traumës, aty ku i pandehuri ndodhet i plagosur në këmbë. Lleshaj grabiti me arme një automjet tip ?Porsche?, ne mes te qytetit te Laçit. Por pak pas vjedhjes me dhune, ai u ndoq nga policia. Për t?i shpëtuar uniformave blu, ai qëlloi me arme, duke plagosur me një plumb ne koke policin Nikolin Gjergji. Pak minuta me vone, Lleshaj u gjend i rrethuar edhe nga forcat speciale RENEA. Ai refuzoi te dorëzohej, ndërkohe qe me pas u neutralizua, pasi u plagos me snajper ne këmbe. Aldi Lleshaj njihet si person problematik dhe me precedentë penale. Ai u lirua nga Gjykata e Kurbinit, ndonëse kishte plagosur me mjete të forta një person. Në vendimin e datës 12 tetor të këtij viti, dhënë nga gjyqtari Aurel Arapi, grabitësit Lleshaj i është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.Masa e butë ndaj 20­vjeçarit ka qenë kërkesë e prokurorit të çështjes, Bardhyl Shehu.

Share This Video


Download

  
Report form