BB: Papunësia tek të rinjtë, në rritje deri në 2014-tën

RTV KLAN 2017-02-25

Views 1

Papunësia e të rinjve në Shqipëri, ka ardhur në rritje deri në vitin 2014, sipas një studimi të publikuar së fundmi nga Banka Botërore.

Siç, duket nga grafiku i paraqitur, nëse në vitin 1991 përqindja e të rinjve të papunë në vendin tonë ishte 21.3%, në vitin 2014, ky tregues ka arritur në 29.2%.

Studimi i Bankës Botërore që i referohet vitit 2014 sjell një panoramë të plotë në të gjithë boten se ku është përqindja me papunësinë më ta lartë të të rinjve, që përfshin grupmoshën 15-24 vjeç.

Në këtë renditje Shqipëria është më mirë krahasuar me vendet e rajonit, të cilat e kanë përqindjen e papunësisë tek të rinjtë disa herë më të lartë.

Nisur nga shifrat, përqindjen më të lartë të papunësisë se të rinjve në rajon e ka Bosnje Hercegovina me 57.5%, ndërsa më të ulet Shqipëria, me 29.2%.

Aktualisht sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti I Statistikave për tremujorin e tretë 2016 rezulton që shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 27,4 %.

Share This Video


Download

  
Report form