A1 Report - INSTAT: Papunësia tek te rinjte u rrit me 27% 3 mujorin e 3-te 2013

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Shkalla e papunësisë në radhët e popullsisë aktive për punë ka pësuar rritje gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2013.

Sipas Anketës së Forcave të Punës të publikuar sot nga INSTAT-i, papunësia ka arritur në 16.5% në rang popullate aktive, ndërsa papunësia mes të rinjve është rritur me afro 27%.

Te meshkujt papunësia është pranë nivelit 19%, ndërsa te femrat në shkallën 13.4%. Akoma më shqetësuese janë të dhënat për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç, ku mbi 30% e meshkujve dhe afro 22% e femrave janë të papunë.

Këto të dhëna tregojnë se rritja e ekonomisë nën potencialet e veta po reflektohet në rritje të papunësisë dhe ulje të punësimit. Sipas INSTAT, në 3-mujorin e tretë 2013, punësimi në ekonomi pësoi një rënie të fortë me 6.3 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sektorët më të goditur ishin ndërtimi dhe shërbimet e tregut, ndërsa i vetmi segment ku punësimi njohur rritje ishte industria nxjerrëse.

Të vetëpunësuarit dhe të punësuarit pa pagë në bizneset familjare përbëjnë mbi 58% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve. Ndërkohë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës ngelet e ulët, veçanërisht për femrat. Afro gjysma e femrave në moshë pune dhe të afta për punë, nuk janë në kërkim të një pune.

Share This Video


Download

  
Report form