Report TV - Asambleja, rikthimi i themeluesve në PS,Ruka:Kontributi mbetet i njëjtë

Report TV 2017-02-25

Views 0

Asambleja e Partisë Socialiste ka rikthyer si anëtar të saj themelues, ish-deputetë dhe ish-ministra. Në Asamblenë e PS janë rikthyer ish-deputetët Et?hem Ruka dhe Bukurosh Stafa, por edhe dy nga themeluesit e Partisë Socialiste, Luan Hajdaraga dhe Ilir Zela, ish-ministra në kabinetet e Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

Ish-ministri i Arsimit dhe i Mjedisit në qeverinë e 'Fatos Nanos', Et?hem Ruka, ka falënderuar anëtarët e Asamblesë për vlerësimin që i është bërë, ndërsa ka theksuar se kontributi i tij mbetet i njëjtë që nga themelimi i kësaj partie.?Gjej rastin të falënderoj gjithë anëtaret e Asamblesë Kombëtare të PS që votuan për rikthimin tim në këtë forum të rëndësishëm politik. E konsideroj një vlerësim, megjithëse brenda ose jashtë këtij forumi, kontributi im dhe i kolegëve të gjeneratës sime mbetet i njëjtë me atë ditëve të para të themelimit të kësaj force të madhe politike?, ka shkruar Et?hem Ruka në Facebook.

Share This Video


Download

  
Report form