Ora News –Rruga e Kombit, brenda vitit 2017 do të vendosen pikat e pagesave

Ora News Lajme 2017-02-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda 2017 në rrugën e kombit do të nisë pagesa e taksës për qytetarët.
Pas miratimit të marrëveshjes në qeveri mësohet se fillimi i koncesionit kërkon një periudhë përgatitore nga 6 deri në 1 vit , ku duhet të vendosen sistemet dhe pikat e pagesave, që më pas do të marrin edhe certifikimin nga Ministria e Transportit.
Në bazë të kontratës përcaktohet se pagesa do të jetë në euro dhe për automjetet e vogla tarifa parashikohet 5 euro ndërsa për autobusët 10 euro dhe kamionët 15 euro. Konçesionari ka detyrimin që të mirëmbajë rrugën e Kombit për 30 vite duke nisur nga 2017.
Ndërsa parashikohet një investim të menjëhershëm prej 43 ml eurosh, për rehabilitim skarpatesh, sinjalistikë dhe disa segmente të dëmtuara. Gjithashtu në kontratë është përcaktuar se koncesionari ka si detyrim të ndërtojë mbikalimet për mjetet dhe këmbësorët si në Kalimash, Gjegjan apo Rexhal.
Parashikohet ndër të tjera edhe vendosja e gardhit rrethues në segmentet ku ka 2 korsi, ndriçim në të gjithë kryqëzimet dhe përmirësim të gjithë hyrje daljeve.Konçesionari CATALYST dhe Salillari kanë si detyrim edhe ndërtimin e disa urave një në Kukës për këmbësorët si dhe një mbi lumin Drin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/rruga-e-kombit-brenda-vitit-2017-do-te-vendosen-pikat-e-pagesave/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS