KRUJË-Rikthehen në aktivitetin e tyre të gjitha furrat e gëlqeres që kishin ndërprerë aktivitetin e tyre për një kohë të shkurtër, në rrethin e Krujës.
Ky qytet është nën presionin e një ndotjeje të tejskajshme nga gazrat që çlirohen nga djegia e materialeve të ndryshme që përdorin furrat e gëlqeres.
Është folur shpesh për rrezikun që sjellin këto gurore, madje për një kohë të shkurtër pushuan edhe nga puna. Inspektorët e mjedisit nuk duken kërkund për të monitoruar këtë situatë. Një atmosferë tejet e ndotur egziston ne rrethin e Krujës.
Konkretisht ne fshatrat Borizane dhe Kadias, furrat e gelqerës pas ndërprerjeve fare të shkurtra janë rikthyer në punë duke shkaktuar nje ndotje të jashtëzakonshme nga tymrat e gazrat që çlirohen nga djegia e materialeve nga me të ndryshmet të cilat hedhin në atmosferë tym, blozë e gazra kancerogjene.