Pas shqetësimeve të banorëve të Zharrzës, Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri i ka kërkuar kompanisë ?Bankers Petrolium? ndërprerjen urgjente të operacioneve të injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth kësaj zone.
Si pasojë e intensifikimit të aktivitetit sizmik në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku operon ?Bankers Petroleum?, si edhe në përgjigje të shqetësimeve të banorëve të Zharrës dhe zonave përreth për dëmet e shkaktuara nga këto tërmete, ministri Gjiknuri ka urdhëruar gjithashtu ngritjen me urgjencë të një grupi pune për të analizuar situatën dhe për të zgjidhur shqetësimet e banorëve.
Në zbatim të këtij urdhri, grupi i punës i kryesuar nga Zv. Ministri Bejtja u takua me përfaqësues të komunitetit, Bashkisë së Patosit, Bankers Petroleum, dhe Albpetrol-it, ku caktoi detyrat për eliminimin e problemeve të shfaqura këto ditë, ndërsa Albpetrolit dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile iu kërkua që të marrin të gjithë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët në nevojë.
Prej disa vitesh banorët e zonës së Zharrës kanë kërkuar ndalimin e shpërthimeve nëntokësore në zonën e tyre duke protestuar dhe bllokuar rrugët nacionale Fier ?Berat dhe Fier ?Lushnjë.
Në mbështetje të banorëve të Zharrës kanë dalë edhe 5 deputetë të Fierit, Petrit Vasili dhe Robert Bitri të LSI-së, Omer Mamo i PDIU-së, Kozma Dashi dhe Bedri Mihaj të PD-së.
Përmes një letre drejtuar kryeministrit Rama pas situatës së krijuar në Zharrës të Fierit ata këkrojnë ngritjen e një komisioni për të evidentuar problematikën,zhdëmtimin e banorëve, përcaktimin e shkakut të lëkundjeve si dhe shpalljen e gjendjes së emergjencës në këtë zonë./ TV KLAN