Ndërpriten punimet në Elbasan - Kompania lë të hapura rrugët në lagjen ‘Kala’: Presim kanalizimet

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rrugët e brendshme në Kalanë e Elbasanit kanë mbetur të hapura, pasi firma fituese e tenderit për rregullimin e tyre ka ndërprerë punimet. Jashtë kamerës përfaqësues të kompanisë shprehen se nuk mund të vijojnë punën pa u bërë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza, investim që duhet kryer nga Ujësjellësi i Elbasanit. Por, ndërkaq, banorët përballen me rrugë edhe më të këqija nga sa i kishin.
Punimet në lagjen ?Kala? në Elbasan janë ndërprerë prej dy javësh. Makineritë që kanë hapur rrugën kryesore janë larguar dhe banorët thonë se nuk e dinë shkakun e ndërprerjes së punimeve për rregullimin e rrugëve të brendshme të Kalasë.
Vështirësia për banorët është e madhe të kalojnë çdo ditë në një rrugë të gërryer nga mjetet ku orët e mbrëmjes janë më të vështira pasi edhe ndriçimi mungon.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kompania-le-te-hapura-rruget-ne-lagjen-kala-presim-kanalizimet/

Share This Video


Download

  
Report form