Rikonstruktohet rruga e “Zallit” në Selitë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Problemet disa vjeçare të rreth 20 mijë banorëve të Selitës me rrugën me gropa dhe baltën, do të marrin fund shumë shpejt. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, premtoi se nje investim i ri do e integrojë këtë pjesë informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit.?Mund të ketë shumë stinë, stinë festash, stinë dimri, për Bashkinë e Tiranës ka vetëm një stinë, stina e punës. Megjithëse kemi hyrë në javën e fundit të vitit, në fakt po fillojmë një investim të ri, po fillojmë një punë të re në një zonë informale.?Veliaj theksoi se edhe ky projekt është dëshmi e faktit se pagesa e taksave i kthehet zonës në investime.?Dua t?i falenderoj për pagesat korrekte të taksave dhe i garantoj, qe jo vetëm çdo taksë do përkthehet në investim, por buxheti i ri i Bashkisë se Tiranës do jetë 10% më i madh dhe i gjithi i fokusuar në investime.?Ne rrugën e ?Zallit? me një gjatësi 1.3 km te Njësinë 5 do të ndërhyhet ne rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha si dhe ne sinjalistikë.

Share This Video


Download

  
Report form