Akuzat për vrasjen në Selitë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy dite pas vrasjes se dyfishte te ndodhur ne Selite, Prokuroria e akuzon 45 vjeçarin Flamur Ymeri, për ?vrasje ne kapërcim te vetëmbrojtjes? si dhe për ?armëmbajtje pa leje?. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se akuza u ngrit ne baze te akteve paraprake, ndërkohe qe priten edhe te tjera hetime, kryesisht akt-ekspertime balistike te cilat do te hedhin drite per mënyrën se si ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu organi i akuzës i ka përcjellë Gjykatës, kërkesën per masën e sigurisë për 45-vjeçarin, për te cilin do te kërkohet arrest me burg. Te enjten, policia e referoi ngjarjen si vrasje me dashje. Por një dite me pas, ajo u zbut pas provave te reja te gjetura ne shtëpinë e Ymerit. Deri me tani, versioni me i besueshëm mbetet ai i vrasjes ne kushtet e vetëmbrojtjes, pasi viktimat Ervin Shaba dhe Adnan Luli u gjeten me maska dhe te armatosur brenda banesës. Dyshimet se ata kishin hyre për te grabitur, kane sjelle dhe vrasjen e tyre nga i zoti i shtëpisë. I vetmi moment i paqarte, mbetet gjetja e armës nga e cila është qëlluar një plumb, gëzhoja e te cilit u gjet ne shtëpi e qe nuk i përket as pistoletës dhe as automatikut Skorpions.

Share This Video


Download

  
Report form