Ora News – Selami: Nëse do të isha i dënuar nuk do të më zgjidhte Meta

Ora News Lajme 2017-02-25

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Shkëlqim Selami deklaroi nga salla e Parlamentit se nuk ishte dënuar asnjë ditë të vetme.
Duke theksuar se Lëvizja Socialiste për Integrim e ka standard të sajin dekriminalizimin, tha gjithashtu se nga Gjykata e Brindëzit kanë ardhur dokumente zyrtare, që faktojnë se ai nuk është i dënuar.
Selami: Kërkesa e Prokurorisë është që t?i hiqet mandati për ato që nuk ka deklaruar. Ne duam të heqim mandatin për ato që ky ka deklaruar. Është një skandal i vërtetë. Kam një vendim këtu që nuk lidhje me mua fare. Është marrë një vendim i formës së prerë nga Gjykata e Brindëzit dhe nuk jam dënuar dhe nuk jam arrestuar asnjë ditë të vetme për këto 49 vite. Jam ndaluar vetëm një herë, dhe ai ndalim i referohet këtij vendimi, dhe vendimi është i formës së prerë që nuk ka lidhje me mua fare. Nxitimi i Prokurorisë ishte i paparë pasi nuk priti të merrte dokumentet.
Përveç të tjerash, nga Gjykata e Brindëzit kanë ardhur me apostile urgjentisht që me personin në fjalë nuk është akuzuar dhe as nuk ka pasur ndonjë proces gjyqësor.
Nga Ministria e Drejtësisë nuk rezulton asnjë lloj akuze. Nuk kam dashur të flasë këtu në Parlament sepse nuk jam njeri i llafeve, jam njeri i punëve. Punët e mia dihen. Nuk kam dashur pjesës e kësaj politikës që ju e dini se si e keni. Dua që Shqipëria të ketë dhe të bëjë reforma.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-nuk-jam-denuar-as-edhe-nje-dite-te-vetme/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS