Ora News –Investime në Pezë, Veliaj: Infrastruktura e re do të tërheqë bizneset

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektet e infrasturkturës vendore të Bashkisë Tiranë po shtrihen edhe në zonat periferike. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspekton investimin që po bëhet në Pezë nga ku u bëri apel qytetarëve të drejtohen drej konsumit të produkteve vendase për të fuqizuar ekonominë. Sipas këto investime do të përmirësojnë jetesën e banorëve dhe rritin vlerën e pronës së tyre.
Bashkia e Tiranës ka shtrirë investimet e saj në periferi të kryeqytetit. Krybashkiaku Erion Veliaj ishte në zonën e Pezes ku inspektoi punimet e rrugës Maknor-Kolje-Ledhë të cilat po kryhen nga bashkia. Veliaj i shoqëuar edhe nga deputeti Artan Gaçi tha se investimi vjen si pasojë e menaxhimit të mirë të financave si dhe u bëri thirrje qytetarëve të konsumojnë produkutet cilësore të kësaj zone për të fuqizuar edhe ekonominë vendase.
Veliaj: Disa investime do të ishin të pamundura me të ardhurat e komunës, kurse sot bëhet i mundur falë një menaxhimi më të mirë të financave të Bashkisë së Tiranës, çka na lejon të investojmë në disa zona, të cilat më parë cilësoheshin si periferike. Kjo është një njësi administrative e varfër, por shpresoj që infrastruktura e re do të tërheqë biznese, do i shtojë vlerën pronës këtu, do tërheqë njerëz në një zonë shumë herë më të urbanizuar, me ajër të pastër, me produkte vendi, siç është zona e Pezës. ?Konsumoni produkte vendase, që rriten në Tiranë, në mënyrë që paratë të mbeten në ekonominë tonë, brenda vendit. Kjo është një nga zonat që prodhon; Ndroqi bën vaj shumë të mirë, Lundra bën verë shumë të mirë, Baldushku bën gjelat e detit. Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se fuqinë ekonomike e kemi vetë në dorë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/investime-ne-peze-veliaj-menaxhojme-financat-ndertojme-rruge-te-reja/

Share This Video


Download

  
Report form