Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka cilësuar një fitore të shqiptarëve, opozitës dhe komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri, fillimin e zbatimit të dekriminalizimit.
Në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, Basha tha se ra një nga simbolet e kriminalizimit të pushtetit, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi.
Basha: Procesi i dekriminalizimit po jep frytet e para.PD, opozita dhe unë jemi me kokën lart pasi beteja qe ne bëmë për ndarjen e krimit nga politika, pavarësisht vështirësive të jashtëzakonshme, sot fillon të japë frytet e para në veçanti me një nga simbolet e kriminalizimit të shtetit që është Elvis Roshi.Ne e luftuam këtë bejetë për Shqipërinë dhe shqiptarët sepse besojmë që Shqipëria nuk ka të ardhme pa ndarjen e politikës nga krimi.Edi Rama bëri gjithçka me pushtetin e tij për të vonuar dhe sabotuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, bëri gjithçka duke luftuar opozitën që luftonte kriminelët për të mbrojtur krimin në pushtet dhe pushtetin e kriminalizuar. E mbani mend si përqeshte dhe tallej me opoziotën dhe dekriminalizimin me rastin e Elvis Rroshit. Sot nuk besoj se qesh sepse i kemi treguar vendin atij dhe Elvis Rroshit.Sot është një ditë për të besuar se e mira do ta mund të keqen. Zbatimi i ligjit të dekrimnalizimit është vetëm fillimi.
Basha inkurajoi të gjithë institucionet që merren me zbatimin e dekriminalizimit të procedojnë pa vonesë në mënyrë që të ndajnë përfundimisht politikën nga krimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-tallej-me-opoziten-i-treguam-vendin-atij-dhe-rroshit/