Ora News –Kapen 39 kg heroinë nga Shqipëria në kufirin Serbi-Hungari

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në vendkalimin kufitar në mes të Serbisë dhe Hungarisë, në Horgosh, policia serbe ka konfiskuar më shumë se 39 kilogram heroinë dhe ka arrestuar tre shtetas shqiptar në makinën e të cilëve është gjetur kjo sasi e drogës. Kështu bënë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave theksohet se gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga shteti serb, në daljen jeshile të kontrollit, që i dedikohet udhëtarëve që deklarojnë se nuk kanë asgjë për të zhdoganuar, është ndaluar makina e tipit ?Nisan? me targa të Shqipërisë, me të cilin po udhëtonin tre shtetas shqiptar nga Shqipëria për në Hungari.
Fjala është për një familje. Makina është veçuar për kontroll të mamtutjeshëm, dhe fillimisht nën këmbët e pasagjerit është vërejtur një pllakë metalike e cila ishte punuar.
Kur është hequr sedilja e pasagjerit dhe është hapur kjo pllakë, në boshllëkun e dyshemesë së makinës janë gjetur pesë pako të mbështjella me ngjyrë të verdhë, të cilat për nga forma dhe mënyra e paketimit i ngjanin një lënde narkotike, dhe një pako me ngjyrë të bardhë gjithashtu me përmbajtje të dyshimtë.
Në mes të paketimeve shtrihej teli dhe litari, qëllimi i të cilave në fillim ishte i panjohur.
Për shkaqe sigurie kontrolli i mëtejshëm u ndërpre deri sa arriti një ekip nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, derisa policia po ruante vendin e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-39-kg-heroine-nga-shqiperia-ne-kufirin-serbi-hungari/

Share This Video


Download

  
Report form