Itali, 79 kg drogë nga Shqipëria kapen në Bari brenda 24 orësh

Report TV 2015-08-21

Views 8

Sasia prej 32 kg mariuanë ishte fshehur në bagazhin e makinës dhe nga porti i Barit do të hynte në tregun italian. Droga, e cila nëse do të shitej kapte vlerën e 320 mijë eurove u sekuestrua sot në portin e Barit. Ky është operacion i dytë antidrogë brenda 24-orësh.

Sasia e drogës është sekuestruar në bagazhin e një makine Renault me targa shqiptare. Droga ishte fshehur në makinë ku ishte ndarë në pako të vogla. Shoferi i automjetit, një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është vënë në pranga të policisë, për trafik ndërkombëtar të drogës.

DROGA E SEKUESTRUAR DITEN E DJESHME
Djje një sasi prej 47 kilogramë mariuanë u sekuestrua dje, ndërsa dy shqiptarë u vunë në pranga nga "Guardia di Finanzia" po në Bari të Italisë. Në sajë të një operacioni të "Guardia Di Financia" së bashku me autoritetet doganore është bërë ndalimi dhe kontrollimi i një makine tipi "Fiat Multipla" në të cilën ndodheshin dy shqiptarët të moshës 46 dhe 28 vjeç. Makina me drogë ishte nisur nga porti i Durrësit.

Droga, e cila po transportohej drejt Italisë, nëse do të hidhej në treg do të arrinte shifrën prej 450 mijë eurosh. Sasia e lëndës narkotike ishte fshehur me kujdes nën dyshemenë e makinës së shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form