Report TV - Rama:Ka njerëz të mërzitur,rritja e pensioneve s'i zgjidh problemet

Report TV 2017-02-23

Views 0

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e pagave dhe pensioneve nuk zgjidh problemet me të cilat ndeshen qytetarët sot.

Në një takim me pensionistë në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se pavarësisht kësaj, situata nuk është më njësoj si ajo e disa viteve më parë dhe se ekonomia ka dhënë sinjale rritje.

"Paketa e solidaritetit, ne do t'i rrisim pensionet nga viti i ardhshëm, duke nisur nga 1 marsi. Por, sado përpjekje të bëjmë nuk është e mjaftueshme dhe mundësitë që kemi sot janë të kufizuara. Ka shumë njerëz këtu në këtë vend që kanë votuar për këtë qeveri dhe thotë se unë votova, por asgjë s'po shoh. Nëse e shikojmë nga ky këndvështrim ka plot njerëz të mërzitur", u shpreh Rama.

Duke e krahasuar situatën me atë të disa viteve më parë, Rama tha se qeveria e sotme hoqi nga buxheti për pagat dhe pensionet vetëm në një vit 100 milionë dollarë, nga 124 mln të qeverisë së kaluar në 8 vjet.

Share This Video


Download

  
Report form