Report TV - Amnistia, falet vjedhja e energjisë dhe ndërtimet pa leje

Report TV 2017-02-23

Views 2

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar dje kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që të shikojë mundësinë që sot, gjatë shqyrtimit nen për nen të ligjit të amnistisë, të përfshihen dhe personat e dënuar apo nën hetim për ndërtim të pa ligjshëm dhe vjedhje energjie.

Kjo do të sillte një zgjerim të përfituesve nga amnistia e fundvitit, por për këtë gjë do të vendosin sot deputetët. Aktualisht, vjedhja e energjisë elektrike parashikon dënim deri në tre vjet burg, ndërsa projektligji i deritanishëm, lejon amnisti vetëm për personat që janë nën hetim për vepra që dënohen deri në dy vjet, ose që u kanë ngelur dhe dy vjet dënim.

Share This Video


Download

  
Report form