Ora News –Bojkot mësimit, Sindikata e Arsimit kërkon shpërblimin e Vitit të Ri

Ora News Lajme 2017-02-23

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nëse nuk marrin shpërblimin e Vitit të Ri prej 100 mijë lekësh të vjetra, mësuesit e arsimit parauniversitar do të bojkotojnë mësimin. Ka qenë kjo deklarata e Sindikatës pas takimit 2 orësh me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.
Mësuesit e arsimit parauniversitar kanë kërcënuar me bojkot të mësimit në rast të mosmarrjes së shpërblimit prej 10 mijë lekësh të rinj në fundvit.
Në takimin 2 orësh me Ministren ata kanë kërkuar të zbatohet kodi i punës, ndërsa theksojnë se prej 3 vitesh nuk marrin më shpërblim.
Nevruz Kaptelli: Ne presim që shpërblimi prej 10 mijë lekësh të jepet brenda këtij viti, sindikatat do të vazhdojnë me të gjitha mjetet ligjore, sindikaliste që na lejon ligji.Do të bojkotojmë dhe mësimin.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Nevruz Kaptelli, tha pas takimit se ka arritur një dakordësi me Ministren Linidta Nikolla për 3 nga kërkesat që ata kishin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bojkot-mesimit-sindikata-e-arsimit-kerkon-shperblimin-e-vitit-te-ri/

Share This Video


Download

  
Report form