Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sindikata e punonjësve te transportit hekurudhor është nisur drejt Tiranës për të protestuar para Ministrisë së Financave. Përfaqësuesit e sindikatës së hekurudhës kërkojnë rritje të pagës minimale sipas kategorise, rritjen e subvencionit për hekurudhën dhe vënien në efiçencë të hekurudhës shqiptare.
Sindikata e punonjësve të transportit hekurudhor ka protestuar para Ministrisë së Financave për të kërkuar rritje të pagave sipas kategorive.
Kryetari i sindikatës së hekurudhës, Osman Meta, parashtroi kërkesat e punonjësve.
Ata kërcënuan se në rast të mosplotësimit të kërkesave do të përshkallëzojnë protestën dhe do të bllokojnë funksionimin e hekurudhave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punetoret-e-hekurudhave-proteste-para-ministrise-se-financave/