E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (18 dhjetor 2016)

RTV KLAN 2017-02-23

Views 18

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Jeta na vë përballë sfidash të vështira dhe sado që përpiqemi duket se fatit nuk mund t?i ndryshosh rrugën. E tillë ishte edhe historia e Anisës nga qyteti i Memaliajt, që solli në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? moderuar nga Ardit Gjebrea. Anisa ka një mesazh për mamanë e saj, e cila prej katër vitesh vuan nga leuçemia. Ajo kërkon që mamaja t?i kryej vizitat me rigorozitet në mënyrë të tillë që të ketë sa më shumë përmirësime në këtë sëmundje.

Unë kam ardhur sot për mamin tim.

Si e ka emrin?
Manushe Hoxha.

Por pse ke ardhur për mamin sot?
Mami im ka prej katër vjetësh që vuan nga sëmundja e leuçemisë. Kam ardhur këtu t?i kërkoj që të shkoj të vizitohet pasi për rreth dy vite ajo nuk është vizituar fare, por ka marrë mjekime vetë. Ndërsa kur ka shkuar për vizitë dhe sidomos këto dy muajt e fundit, ka pasur përmirësime dhe e shikon edhe vetë që ka pasur rezultat.?

Anisa tregon për vështirësitë e familjes së saj dhe momentin kur u informuan që e ëma vuante nga leucemia.

?Babi me gjithë vështirësitë që kishim arriti të më bëjë mua dasëm, pasi unë isha e fejuar me një djalë. Për ne ishte gëzimi më i madh, por nuk arritëm dot ta shijonim. Kur unë bëja përgatitjet për dasëm, shohim një ndryshim tek mami. Babai i thotë që duhet të shkosh të bësh një analizë dhe këto të fundit nuk i dalin mirë. Duhet ta nxirrnim jashtë vendit për të na dhënë një shpresë tjetër. Halla na ka ndihmuar për ta çuar mamnë jashtë, pasi mundësitë tona ekonomike ishin të pakta. E dërguam jashtë, por e njejta përgjigje edhe atje. Ditët e dasmës po afroheshin dhe për mua nuk ishte aspak e lehtë duke marrë vesh se çfarë kishte mami. Ka qenë një nga momentet më të vështira pasi unë të dielën martohesha dhe mami ditën e hënë shtrohej në spital. Shkonte tek doktori që të vazhdonte ilaçet e trajtimit se çfarë duhet t?i jepnin. Por këto trajtime duhet t?i merrte në spital dhe jo në shtëpi. Ajo shkon tek doktori dhe i thotë që nuk pranoj të shtrohem në spital, port ë më jepni ilaçe. Ajo vazhdoi për dy vjet kështu, deri në momentin që trupi i saj nuk duroi dot më. Duke parë gjendjen vendosi të shtrohej dhe tani i kanë ngelur edhe dy muaj, por ka ende nevojë për trajtim.

Më trego pak cilat janë momentet më të bukura që ajo ka kaluar në jetë?
Një nga momentet më të bukura për të është ardhja e djalit tim në jetë. Ajo mezi e ka pritur dhe mbesa ime.

Pse?
Sepse ishte i pari nip që erdhi në jetë.

Ju jeni katër motra apo jo?
Po.

Ka dashur mami të kishte një djalë?
Mami ka dashur aq shumë ndaj jemi edhe katër motra me idenë që mund të lindte një djalë.?

Babai i saj është polic dhe duket se ky profesion e ka bërë disi të ?ftohtë? duke mos qenë shumë romantik me gruan e tij. Por ?E Diela Shqiptare? të pamundurën gjithmonë e bën të mundur. Ndaj zonja Manushe përveç mesazhit që merr nga vajza një tjetër surprizë interesante e pret.

E shtrenja ime ti ke katër vjet që je s...

Share This Video


Download

  
Report form