Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë:
Jeta nuk i ka buzëqeshur aspak! Një histori e dhimbshme dhe plot emocione të forta ishte ajo e Nertilës në ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan. Nertila një vajzë e re, i është dashur të përballohet me sfida shumë të mëdha edhe pse në një moshë shumë të vogël. Ajo ka kaluar një divorc të vështirë, është përballur me dy sëmundje të rënda dhe ka ardhur sot në emision për t?i kërkuar falje ish-vjehrrit, pasi sipas saj ai është arsyeja pse ajo ka sot një vajzë të vogël.
?Kam ardhur sot në emisioni për t?i kërkuar falje gjyshit të vajzës sime. Unë jam ndarë para një vit me bashkëshortin tim, edhe pse ishte një historie me ngjyra, dashuri sakrifica të shumta, gjithçka që mund të përjetojë një martesë. Pjesa më e vështirë për mua ishte kur babi i vajzës sime ra në burg në shtetin grek. Ishte një periudhë kur unë kuptova se askush nuk po qëndronte afër tij. Unë sapo isha bërë nënë dhe merresha me aktivitete komunitare dhe vendosa të shkëputesha nga gjithçka dhe t?i përkushtohesha babait të vajzës sime dhe jam shumë e lumtur qe e kam bërë. Më pas mora vesh se vuaja nga dy sëmundje kancerogjene, në mitër dhe në gjoks. Unë sot do të rrëfej dhe një sekret. Lidhur me sëmundjen time ka vetëm pak ditë qe e ka marrë vesh mami, pasi më parë ja kisha thënë vetëm motrës së tij?.
Por historia nuk është vetëm kaq. Për Nertilën, dhimbja bëhet dhe më e madhe.
?Mua me vdiq dhe fëmija i dytë në bark dhe kjo vdekje më ktheu nga një Nertilë idealiste, në një Nertilë me realiste dhe mendova mos kam gabuar që duhet të paguajë dikush tjetër, sepse ishte një jetë tjetër. Mendova që të le mënjanë kurimin dhe të luftoj që babai i fëmijës sime të fitonte lirinë, pasi ishte dënuar me shumë vite. Ai ka qenë në burg dhe në të kaluarën para se të më njihte. U përballa më boten e krimit. Kështu që vendosa të bëja shumë gjëra, disa aty për aty të çastit, thjesht të zgjidhja problemet dhe ta shikoja vajzën time me babain. Nga njëra anë nuk e dija si ishte sëmundja, shikoja që një kokërr më rritej mbi lëkurë dhe e fshehja që mami im të mos ma shikonte dhe të dallonte sa keq isha?.
E pyetur nga Arditi nëse u vizita, ajo tha se ka bërë një vizitë, por jo të specializuar. Pas shumë muajsh bëra disa vizita të tjera, sepse e kisha mendjen tek babai i vajzës sime.
Nertila: Motra i thotë mamit që ajo qan çdo natë, dhe me pyet mami pse qan?
-Unë i them që jo vetëm më ka zënë gripi.
Ilaçi që unë pija më krijonte dhimbje, dhe turbullirë të madhe në mitër, sidomos pas operaciocionit. Dhe psikologjikisht po e vuaja shumë, pasi isha vetëm.
Duhet t?i kisha ndjekur dhe këshillat e atij që unë kam thirrur sot këtë, që nuk e di nëse do vijë. Para pesë viteve që unë doja të ngelesha shtatzënë ndodhi një konflikt që unë isha gati në divorc, pasi kisha qenë në spital për kokë. As babai im nuk e kupton divorcin pse nuk e kam bërë. Më pas i jam kthyer kontrollit...