Zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Altin Qato, u shpreh se po punohet për zbardhjen e grabitjes së bankës këtë të hënë pranë kryqëzimit të "21 dhjetorit".
Në një dalje për mediat, numri dy i Policisë theksoi se shumë shpejt do të publikohen edhe emrat e autorëve të grabitjes, ndërsa do të bëhen dhe arrestimet.
"Po punojmë për të zbardhur ngjarjen dhe nxjerrë emrat e autorëve. Shumë shpejt do të jepen edhe emrat e autorëve si dhe do të bëhen arrestimet", u shpreh Qato.