Report TV - Grabitja e Bankës, autorët hasën në kollonë, hapën vrimë të dytë

Report TV 2016-09-25

Views 1

Lekët në bankën që ndodhet në qendër të ish-bllokut kanë qenë nëpër rafte dhe jo të futur brenda në kasafortë. Njëri nga autorët ka arritur të hyjë në dhomën e kasafortës, duke marrë sasinë e lekëve që ndodheshin nëpër rafte, por kasaforta nuk është prekur për shkak se do u merrte shumë kohë autorëve të krimit. Dy personat që prokuroria dhe policia thonë se i kanë identifikuar kanë arritur të marrin një shumë prej 190 milionë lekë, dhe më pas janë larguar. Autorët kanë punuar për dy ditë rresht, ndërkohë që i është dashur të hapin dy vrima në mur, ku fillimisht kanë shpuar me matrapik por janë ndeshur me një kollonë e cila i ka vështirësuar punën. Më pas kanë hapur një vrimë tjetër, duke çarë murin me tulla në një perimetër 50 deri në 30 centimetra. Nëpërmjet kësaj vrime, njëri nga autorët ka marrë sasinë e parave dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke lënë në vendngjarje të gjitha mjetet e punës dhe një bidon ku kishin pirë ujë.

Share This Video


Download

  
Report form