Përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike, deputetë, themelues dhe mbështetës së saj kanë zhvilluar homazhe pasditen e kësaj të enjte te busti i Azem Hajdarit, në Qytetin Studenti.
Homazheve i janë bashkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Pas homazheve, ish-kryetari demokrat, Berisha, u shpreh gjatë një prononcimi për mediat se të rinjtë dhe studentët e '90-ës, u përballën me trimëri me diktaturën duke rrezikuar të paguanin çdo çmim për lirinë e shqiptarëve.
Berisha vlerësoi ish-kreun e Lëvizjes Studentore, Azem Hajdari, se ia doli më 8 dhjetor sëbashku me të rinjtë, të përmbyste shtatoren e diktatorit Enver Hoxha.