E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (13 nentor 2016)

RTV KLAN 2017-02-22

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronika e zgjeruar: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-227/

Etleva në moshën 21 vjeçare u gjend e vetme me djalin e saj të vogël para shumë sfidash. Nuk gjente punë, ndaj i hyri shkollës në të njëjtën kohë me të birin. Rexhino tani është 15 vjeç. Ka një pasion shumë të madh për futbollin, shumë të vogël ndaj shkollës dhe shumë kërkesa ndaj të ëmës? Rexhino e ka mendjen top që do merret me futbollin? ndërkohë nuk ia ka idenë se çfarë e pret më pas.

Në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? moderuar nga Ardit Gjebrea, në fokus ishte një djalë 15 ? vjeçar, Rexhino, i cili është shumë i apasionuar pas sportit dhe ekipi i zemrës është Tirana. Ai ëndërron që një ditë të bëhet futbollist. Mbrojtësi Gentian Muça është idhulli i tij.

Por pamundësia financiare, e ka bërë të ëmën e tij që të vijë në studion ?E Diela Shqiptare?, për t?i thënë që të heqë dorë përfundimisht nga futbolli sepse ata nuk kanë mundësi financiare për të paguar për shpenzimet që kërkon angazhimi në futboll dhe t?i kushtojë më shumë rëndësi mësimeve.

Këtë pasion Rexhino e ushtron edhe në shtëpi, ku në disa raste ka thyer edhe orenditë. Por një nga personat që i ka qëndruar më afër dhe ia ka zhvilluar këtë pasion është gjyshi, i cili vetëm para pak kohësh ka ndërruar jetë.

Me pensionin e tij modest, i bleu një top dhe një palë atlete.

Në studio, nëna e 15 ? vjeçarit, Etleva nuk ishte vetëm, pasi vetë Gjebrea, kishte ftuar presidentin e ekipit të Tiranës, Refik Halili dhe legjendën e skuadrës së Tiranës, mbrojtësin Gentian Muça. Ata qëndruan deri në fund, për të parë më nga afër se cila ishte historia e Etlevës dhe djalit të saj.

Etleva Kasa nga qyteti i Elbasanit, nëna e Rexhinos e pranishme në studio rrëfen për historinë e djalit të saj. Ajo në moshën 21 ? vjeçare u gjend e vetme me djalin e vogël para shumë sfidash që jeta të ofron. Në moshë fare të re u detyrua të kërkonte ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj Etlevës, luante kumar dhe një jetesë e tillë ishte e pamundur të vazhdohej. Sakrificat për të gjetur një vend pune në Tiranë ishin të mëdha, pasi ajo nuk ishte as e shkolluar, ndaj i hyri shkollës në të njejtën kohë me të birin.

Share This Video


Download

  
Report form