Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptar?ioni-9-sezoni-10/
Klaudja ka ardhur nga Dubai, aty ku ka krijuar familjen e saj, për të përmbushur ëndrrën e madhe të mamasë në ?Ka një mesazh për ty? në E diela Shqiptare, moderuar nga Ardit Gjebrea.
Pas, martesës së motrës së madhe, ëndrra e nënës së saj ishte që të shikonte dhe vajzën e vogël të veshur me fustanin e bardhë dhe Klaudja vendosi ta ftojë nënën e saj tek ?Ka një mesazh për ty? për ta bërë atë të lumtur, por dhe për t?i thënë një mesazh të rëndësishëm.
?Deri në shkollën 8- vjeçare kemi qenë një familje normale. Më pas kanë nisur peripecitë. Kur isha në gjimnaz mami u sëmur dhe kishte një gjëndër në gjoks. U vizitua gjithandej dhe më pas vendosëm t?i bënim një operacion, por të ardhurat tona nuk ishin të mjaftueshme. Unë kam nisur punë 14 vjeçe në një Euro Lloto dhe punoja katër orë në ditë dhe merrja 70 mijë lek të vjetra. Me punën e babit dhe më timen bëmë operacionin e mamit.
Më pas nisa punë në agjenci, ku kam punuar 6 vite dhe më pas nisa punë në autobus.Kam ndryshuar disa herë punë. Më vonë fillova punë në ?call center? për të ardhura më të mira. Pas disa kohësh ndryshova punë dhe aplikova për të ikur jashtë. Në fillim nisi si kamareje në Oman. Më pas u ngrita në detytrë si supervizore. Më pas ika në Taljandë, me agjenci bashkë me një shoqen time, ku nisa dhe një punë si menaxhere marketingu ku qëndrova vetëm një vit. U ktheva në Dubai, tek shoqja ime. Ndërkohë i thashë asaj se ky do jetë destinacioni i fundit. Kur shkova atje nisa të punoja si shitëse në një dyqan këpucësh. Në fillim rrija në hotel. Në muaj merrja 1 mijë dollarë. Ndërkohë që gjeta një shtëpi në një provincë në Dubai, ku paguaja 300 dollarë dhe e ndaja me goca të tjera. Një ditë kur hap Facebook, shikoj që gjendej një djalë nga Dubai që më kishte shkruajtur nga je dhe i përgjigjem arabisht. Me prezantohet dhe më pas dhe unë i tregoj për veten time. Ai me tregoi se jam shofer dhe unë i thashë se punoj shitëse. U takuam disa herë dhe më pas ai më tregoi për familjen e tij dhe unë timen. Në Dubai njerëzit janë shumë fanatike dhe nuk mund të shkosh të takosh prindërit e djalit. Është një vend shumë i mbyllur nga mentaliteti.
Arditit :Si guxove të dalësh me një djalë, duke ditur që deri edhe policia mund të ishte problem?
Klaudja: Kjo është pyetja që i bëj unë vetes, por si doli ai që e dinte...
Arditi: Ky djalë të tregoi për familjen, çfarë të tha?
Klaudja: Më tha që familja e tij ishte e varfër, që jetonte në shtëpi me qira. Unë i thashe që nuk ka problem se dhe unë vi nga një familje me shumë borxhe.
Arditi: Sa kohë kaluat?
Klaudja: Unë u njoha në Prill dhe jam martuar në Gusht të 2016 dhe sot kemi një vajzë. Vazhduam marrëdhënien deri në Korrik. Kishim shumë gjëra të përbashkëta, borxhe, para për të paguar.
Arditi: Do e nisnit jetën bashkë dhe do e ndërtonit jetën bashkë.
Klaudja: Më pas nisëm të b...