Panairi i librit u mbyll këtë të diel, ndërsa qindra lexues vërshuan në stendat e shtëpive botuese. Fundjava ka pasur fluksin më të madh. Por cila është rruga e duhur që lexuesit të orientohen te librat me vlerë.
Botuesja dhe shkrimtarja Flutura Açka pohon se të rinjtë janë ata që duhet të orientohen më shumë tek letërsia me vlera.
Përkundrejt reklamave të forta të librave komercialë, botuesi i Zenit, Krenar Zejno thotë se botuesit cilësorë nuk do t?iu shpallin luftë, por ka një mënyrë për tjetër për të tërhequr lexuesin tek Borgesi, Xhojsi, Pesoa apo tek Konica që vjen si botimi më i ri.