Sipërfaqe të tëra toke të përmbytura dhe banesa të rrethuara nga uji. Kjo është situata që paraqitet në fshatin Nartë në Vlorë, katër ditë pas reshjeve intensive.
Edhe pse shiu ka pushuar, situata në zonë vijon të mbetet problematike. Banorët shprehen se përmbytja është përvitshme, pasi mungojnë kanalizimet.